Napoli pas Pjanic

Napoli janë pas mesfushorit të Barcelonës, Miralem Pjanic.

Sport

19/05/2022 19:05

Miralem Pjanic do të kthehet në fund të këtij sezoni te Barcelona, pas huazimit te Besiktas.

Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Spanjë ekipi blaugrana ka vendosur të mos të blejë kartonin e lojtarit.

E ardhmja e boshnjakut mund të jetë në Seria A, pasi ekipi i Luciano Spallettit kanë shfaqur interesim, transmeton lajmi.net.

Sipas “Katalan Sport” klubi i Napolit do të tentojë transferimin e Pjanic në Seria A, por sigurisht në formë huazimi.

Boshnjaku këtë edicion n Superligën turke ka pasur 20 paraqitje ku ka dhuruar dy asistime./Lajmi.net/