Napoli mposht Bolognan, i afrohet top katër

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi kundër Bolognas.

Sport

07/03/2021 22:42

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso fitoi me rezultat 3 – 1, ndeshje në të cilën kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ishte nga minuta e parë dhe zhvilloi ndeshjen e plotë, shkruan lajmi.net.

Pas tetë minutave lojë, nga asistimi i Zielinskit realizoi Insigne për të zhbllokuar rezultatin (8′), me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Zielinski ishte sërish asistues, vetëm se këtë herë golin e realizoi Victor Osimhen (65′).

Mysafirët ngushtuan shifrat përmes Sorianos (73′).

Por, pas vetëm tre minutave, nga gabimi trashanik i mbrojtjes së Bolognas, përfitoi Insigne që realizoi për 3 – 1 (76′).

Napoli me këtë fitore i afrohet top katër, duke u renditur në pozitën e gjashtë me 47 pikë, tri me pak se Roma, derisa Bologna renditët në pozitën e 12-të me 28 sosh./Lajmi.net/