Napoli e nis me fitore

Napoli e nisi vitin 2014 me fitore ndaj Sampdorias me rezultat 2:0 në San Paolo në duelin e vlefshëm për xhiron e 18’të në Serie A. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez e shfrytëzoi humbjen e Romës – që gjendet një pozitë mbi ta si e dyta – duke iu afruar në dy pikë Giallorossëve, por…

Sport

06/01/2014 13:25

Napoli e nisi vitin 2014 me fitore ndaj Sampdorias me rezultat 2:0 në San Paolo në duelin e vlefshëm për xhiron e 18’të në Serie A.

Skuadra e trajnerit Rafael Benitez e shfrytëzoi humbjen e Romës – që gjendet një pozitë mbi ta si e dyta – duke iu afruar në dy pikë Giallorossëve, por ka dhjetë më pak se lideri Juventus.

Pjesa e parë e takimit nuk solli gola. Mirëpo, në të dytën mesfushori ofanziv Dries Mertens i ardhur gjatë afatit kalimtar të verës nga PSV Eindhoven.

26-vjeçari e kaloi Napolin në epërsi në minutën e 53’të e më pas realizoi sërish pas dhjetë minutash duke e dyfishuar avantazhin e nikoqirit dhe siguroi fitoren dhe pikët e plota për skuadrën e tij.