Nait Hasani përballet me policët: Kemi dalë t’i mbrojmë vlerat tona, turp duhet t’ju vijë

Ish-i burgosuri politik dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është përballur me zyrtarët policorë gjatë protestës në Prishtinë. Hasani i ka akuzuar policët për, siç i ka quajtur ai, sulme të paprecedenta ndaj protestuesve. “Sa të jeni gjallë ka me iu vra. Askush nuk ka dalë me e sulmu askënd. Kemi dalë me i mbrojt…

Lajme

05/10/2026 21:55

Ish-i burgosuri politik dhe deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është përballur me zyrtarët policorë gjatë protestës në Prishtinë.

Hasani i ka akuzuar policët për, siç i ka quajtur ai, sulme të paprecedenta ndaj protestuesve.

“Sa të jeni gjallë ka me iu vra. Askush nuk ka dalë me e sulmu askënd. Kemi dalë me i mbrojt vlera tona, nxirre pendrekun, mëshom. Mëshom që ku jam. Turp duhet me iu ardh”, u shpreh Hasani.

Deklarata e tij u bë gjatë tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/