Nainggolan zbulon arsyen pse nuk largohet nga Roma
Radja Nainggolan nuk mendon të largohet nga Roma.
Sport
Radja Nainggolan largon zërat e merkatos dhe qetëson tifozët e Romës lidhur me të ardhmen e tij.
29-vjeçari e bëri edhe një herë të qartë se dëshira e tij është të qëndrojë te verdhekuqtë dhe se është shumë i përqendruar për të dhënë maksimumin për ekipin e tij.
Belgu sqaroi se vitin e shkuar kishte pasur kontakte me Chelsean, por gjithçka ishte mbyllur aty, pasi zgjedhja e tij e parë mbetej Roma.
Ai pohoi se futbolli anglez i pëlqen shumë, por është shumë pranë të 30-tave dhe rifillimi nga zero nuk bën për të.
“Nuk e kam moshën për të filluar me diçka të re”, u shpreh Nainggolan. /Lajmi.net/