Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancën e sotme: Pres të votojnë për nënkryetarët
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është shprehur optimiste se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit. “Duke pasur parasysh rëndësinë e konstituimit të institucioneve, edhe në radhë të parë të Kuvendit, unë pres që ata të marrin pjesë në seancë…
Lajme
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është shprehur optimiste se deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e konstituimit të institucioneve, edhe në radhë të parë të Kuvendit, unë pres që ata të marrin pjesë në seancë edhe me votimin e tyre, që të mundësojnë Kuvendin funksional”, tha Nagavci.
E pyetur nëse pas votimit të nënkryetarëve pritet të ketë edhe seancë për formimin e Qeverisë, Nagavci u shpreh optimiste për konstituimin e institucioneve.
“Uroj që sa më shpejt të kemi institucionet e konstituuara, përfshirë edhe Qeverinë me mandat të plotë”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/