Nagavci: Kemi buxhetuar pagat për punësim të 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbëria Nagavci ka njoftuar se janë buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore. “Në linjë me këtë kemi hapur sot konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së shtatë për nivelin e V-të, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta…
Lajme
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbëria Nagavci ka njoftuar se janë buxhetuar pagat për punësimin e 500 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore.
“Në linjë me këtë kemi hapur sot konkursin për regjistrimin e kandidatëve të gjeneratës së shtatë për nivelin e V-të, të kualifikimit “Asistent për fëmijë/nxënës me nevoja të veçanta arsimore””, shkroi ajo.
Nagavci u shpreh se këtë vit shkollor, kualifikimi do të ofrohet në 8 grupe, prej tyre 3 grupe në Prishtinë dhe nga një grup në Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë.
“Të gjithë kandidatët të cilët me sukses e përfundojnë këtë kualifikim, do të pajisen me diplomë sipas standardeve të BTEC”, thotë ajo në një postim të bërë në llogarinë Facebook./Lajmi.net