“Na kërkoi falje”, bashkëlojtari i Salah tregon çfarë ju tha para ndeshjes me Brightonin
Mohamed Salah ka zgjidhur probleme me trajnerin e Liverpulit, Arne Slot. Sulmuesi egjiptian u inkuadrua gjatë ndeshjes me Brightonin, ku bëri edhe asist te goli i dytë. Bashkëlojtari i Salah, Curtis Jones në një intervistë për Sky Sports tregoi se çfarë iu tha ai në zhveshtore para ndeshjes me Brightonin. ”Mohamed Salah na kërkoi falje…
Sport
Mohamed Salah ka zgjidhur probleme me trajnerin e Liverpulit, Arne Slot.
Sulmuesi egjiptian u inkuadrua gjatë ndeshjes me Brightonin, ku bëri edhe asist te goli i dytë.
Bashkëlojtari i Salah, Curtis Jones në një intervistë për Sky Sports tregoi se çfarë iu tha ai në zhveshtore para ndeshjes me Brightonin.
”Mohamed Salah na kërkoi falje dhe tha, Nëse kam prekur dikë ose nëse ju kam bërë të ndiheni keq në ndonjë mënyrë, ju kërkoj falje.
Ky është njeriu që është ai. Ai ishte saktësisht i njëjti, kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe të gjithë ishin saktësisht njësoj me të”, deklaroi Curtis.