Muzeu i Ronaldos tallet me Modricin: Këto çmime nuk mund të vidhen, kemi alarm
Muzeu i Cristiano Ronaldos ka bërë një postim ironik në Instagram.
Sport
Muzeu i Cristiano Ronaldos ka publikuar një mesazh thumbues ndaj Luka Modricit pas fitores së diskutueshme të kroatit për “The Best” nga FIFA.
I postuar pranë një fotografie të muzeut, mesazhi thekson: “Këto trofe nuk mund të vidhen, ka alarm këtu”.
Ronaldo nuk ishte në ceremoninë e çmimit, duke shfaqur pakënaqësinë e tij për vendimin, përcjell “lajmi.net”.
Por, muzeu i tij ndihet krenar me titujt që tashmë janë pjesë e tij. /Lajmi.net/