Musliu: Vetëvendosja do që të duket si PDK-ja, por duhet të flasë së pari për 2 mijë kilometra autostradë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do që të duken si ata, po sipas sa nuk munden sepse nuk i kanë përmbushur punët që Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë gjatë mandatit të saj në pushtet. Sipas saj, nëse LVV-ja do të duket si PDK-ja, duhet të flasë për dy…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje do që të duken si ata, po sipas sa nuk munden sepse nuk i kanë përmbushur punët që Partia Demokratike e Kosovës i ka bërë gjatë mandatit të saj në pushtet.
Sipas saj, nëse LVV-ja do të duket si PDK-ja, duhet të flasë për dy mijë kilometra autostradë, për ndërtimin e 100 shkollave e rreth 200 çerdheve, ashtu siç bëri PDK-j.
“Valon Ramadani i instruktuar nga Dejona Mehali ndër të tjera në këtë foltore tha po mundoheni ju që ne të dukemi si ju. Domethënë se gjoja PDK-ja po mundohet Vetëvendosjen me e bë si PDK-ja. Po le të harron Vetëvendosja se ne kurrë nuk duam të dukemi si VV-ja, e këta kërkojnë me u duk si PDK-ja, por për me u duk si PDK-ja duhet me iu ra teshat taman, këta se kanë bërë asnjë punë të vetme. Për me u duk këta si PDK-ja, duhet me ardhë e me fol për 2 mijë kilometra autostradë, e këta munden të flasin për Urën e Saradranit, e andaj nuk munden me u dok si PDK-ja. Këta duhet me ardhë me fol për 160 çerdhe e nuk kanë mundur as katra me i bë si duhet. Duhet me i ndërtu 100 shkolla qysh i ka bë PDK-ja”, tha Musliu.
Po ashtu Musliu bën thirrje që bordi i Radio Televizioni të Kosovës duhet të shkarkohet pa kushte.