Musliu për përgjimet që iu dolën në shesh pushtetit: VV-ja s’mundet me fjet pa komuniku me Listën Serbe
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar përgjimet e ppublikuara të martën në të cilat dëshmohet se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme. Musliu ka thënë në një përgjigje për Lajmi.net se ajo është e bindur se Vetëvendosja është në koordinim me Listën Serbe. Tutje Musliu ka thënë se me publikimin e…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar përgjimet e ppublikuara të martën në të cilat dëshmohet se pushteti koordinohet me Listën Serbe për tema të ndryshme.
Musliu ka thënë në një përgjigje për Lajmi.net se ajo është e bindur se Vetëvendosja është në koordinim me Listën Serbe.
Tutje Musliu ka thënë se me publikimin e bisedës ndërmjet Mimoza Kusari-Lilës me përfaqësuesin e Listës Serbe, Qeveria është dashur të rrëzohet qysh dje.
“Absolutisht unë e dija që Vetëvendosja nuk mundet me flejë pa komuniku me Listën Serbe dhe me Radojçiqin. Qeveria dje është dasht me u rrëzu”, ka thënë deputetja Musliu.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë: