Musliu: Nuk i ikim përgjegjësisë institucionale, Ligji për Specialen është çështje që nuk pret
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie se PDK-ja nuk i ka ikur asnjëherë përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale. Ajo ka deklaruar se edhe në rrethanat aktuale, PDK-ja po përpiqet të bëjë më të mirën për Kosovën. “Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie se PDK-ja nuk i ka ikur asnjëherë përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale.
Ajo ka deklaruar se edhe në rrethanat aktuale, PDK-ja po përpiqet të bëjë më të mirën për Kosovën.
“Partia Demokratike e Kosovës asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë shtetërore e institucionale, nuk i ikën sot. Jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën, në rrethanat në të cilat jemi, gjithmonë jemi duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën. Prandaj, në vazhdën e angazhimit tonë, e kemi edhe takimin e sotëm”, ka thënë Musliu.
E pyetur për çështjet që do të diskutohen në mbledhje, Musliu ka thënë se nuk dëshiron të japë përgjigje para se takimi të përfundojë.
“E tani, hipotetike, asnjë përgjigje nuk e jap unë. Kur të dal prej mbledhjes, ju tregoj çka kemi folur në mbledhje, por përderisa nuk jam futur në mbledhje, është kjo”, ka deklaruar ajo.
Musliu ka përsëritur se PDK-ja nuk i ikën përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale.
“E thashë edhe një herë, nuk i ikim asnjëherë përgjegjësisë shtetërore si Partia Demokratike e institucionale. Jemi duke u munduar, në rrethanat në të cilat jemi, jemi duke u bërë… duke u munduar të bëjmë më të mirën për Kosovën”, ka thënë Musliu.
Në fund, ajo ka veçuar Ligjin për Dhomat e Specializuara si çështjen që, sipas saj, nuk mund të presë.
“Ajo çka nuk pret momentalisht është Ligji për Dhomat e Specializuara, të tjerat presin”, ka deklaruar Musliu. /Lajmi.net/