Musliu-Llalloshit: Turpërohu- shko në Çirez të Drenicës, të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar kandidates për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, këngëtares Edona Llalloshi për këngën që i kushtoi Albin Kurtit, e ku fliste për pushkë e luftë . Musliu iu drejtua Llaloshit me një publikim në Facebook, duke i thënë që të turpërohet sepse siç shkroi…

Lajme

15/12/2025 11:03

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar kandidates për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, këngëtares Edona Llalloshi për këngën që i kushtoi Albin Kurtit, e ku fliste për pushkë e luftë .

Musliu iu drejtua Llaloshit me një publikim në Facebook, duke i thënë që të turpërohet sepse siç shkroi ajo, e ka bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar, transmeton lajmi.net.

Musliu i tha këngëtares që të shkojë në Çirez të Drenicës dhe siç është shprehur, “të tregojnë se Albini ka refuzuar ta kap pushkën”.

Postimi i plotë:

…..Prej lufte veç ai largohet

që është lindur tradhëtor,

kush është burrë, nuk frikohet,

po vdes, po vdes si një dëshmor!

Dhe ti Edona Llalloshi, shko në Çirez të Drenicës

e le të të tregojnë se si Albini

e ka refuzuar ta kap pushkën për atdhe.

Dëgjo edhe intervistat e Albinit,

ku ai vetë deklarohet se nuk do ta prekë

asnjëherë pushkën me dorë.

Paske lënë nam, Edona Llalloshi.

Turpërohu qe e ke bastarduar një nga perlat

e folklorit shqiptar./Lajmi.net/