Musliu: Ja ku isha kur u dënua Cali – në sheshe me qytetarët
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu iu është përgjigjur kritikëve rreth veprimeve të saj pas dënimit të Salih Mustafës “Calit” nga Haga. Përmes një postimi në Facebook, Musliu thotë se ishte në sheshe bashkë me qytetarët. Derisa e njëjta ka kritikuar VV-në rreth premtimit të saj për zhbërjen e Gjykatës Speciale. “Për të gjithë ata që…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu iu është përgjigjur kritikëve rreth veprimeve të saj pas dënimit të Salih Mustafës “Calit” nga Haga.
Përmes një postimi në Facebook, Musliu thotë se ishte në sheshe bashkë me qytetarët.
Derisa e njëjta ka kritikuar VV-në rreth premtimit të saj për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
“Për të gjithë ata që pyesin: “Çfarë bëre dhe ku ishe kur u dënua Cali?” kjo është përgjigjja. Në pamundësi për të vepruar institucionalisht dhe e pafuqishme politikisht për të marrë vendime në Kuvend, unë dola në sheshe, bashkë me qytetarët, për ta kundërshtuar këtë vendim dhe këtë dënim. Ata që ishin shumicë parlamentare atëherë dhe janë shumicë edhe sot, e që erdhën në pushtet duke premtuar se do ta zhbënin Gjykatën Speciale, në vend që të ndërmerrnin hapa konkretë, falsifikuan fotografi nga protestat për t’i ushqyer militantët e tyre trushpërlarë, të cilët çdo ditë më sulmojnë me këto fotografi të montuara.( foto 4 e montuar)”, ka shkruar ajo.
“Përgjigjja ime është e thjeshtë: unë isha në SHESHE me qytetarët. Ata ishin në pushtet. Andaj, para se të drejtojnë gishtin nga ne, le të tregojnë pse nuk e zhbënë Gjykatën Speciale, megjithëse pushtetin e morën me premtimin se do ta zhbënin këtë Gjykatë”.