Murati priti në takim Presidentin e Federatës së Industrisë Austriake
Duke vijuar diskutimet nga takimi paraprak me Ambasadorin Schnetzer mbi interesin për bashkëpunim me kompanitë austriake, Ministri Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në këtë drejtim. Lidhur me këtë, Ministri Murati priti sot në takim Presidentin e Federatës së Industrisë Austriake, z. Georg Knill, Drejtorin…
Lajme
Duke vijuar diskutimet nga takimi paraprak me Ambasadorin Schnetzer mbi interesin për bashkëpunim me kompanitë austriake, Ministri Murati zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Federatës së Industrisë Austriake për të shqyrtuar hapat konkretë në këtë drejtim.
Lidhur me këtë, Ministri Murati priti sot në takim Presidentin e Federatës së Industrisë Austriake, z. Georg Knill, Drejtorin për Tregje dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në këtë federatë, z. Igor Sekardi, dhe Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.
Gjatë takimit, Ministri Murati prezantoi disa nga politikat e Qeverisë që kanë ndikuar në rritjen e punësimit të grave dhe të rinjve, përfshirë subvencionimin e pagave përmes platformës Superpuna, bursat për gratë në fushat STEM dhe trajnimet për të rinjtë në teknologji dhe inovacion. Përveç fuqisë punëtore të kualifikuar, Ministri Murati theksoi sektorët e minierave dhe të përpunimit të metaleve si dhe normat e favorshme tatimore, si avantazhe të Kosovës që e bëjnë atë vend atraktiv për investime.
Në anën e tij, Presidenti Knill shprehi gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës duke vlerësuar potencialin ekonomik dhe mundësitë e shumta që ofron Kosova për investitorët e huaj.