Murati-opozitës për importin: Nga vendi i parë ku ishte tash as në top pesshe s’e keni Serbinë- Mos t’ju vje inat
Ministri i Financave dhe Tranfereve, Hekuran Murati duke i reguar deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku në lidhej me importin tha se Serbia nuk hy as në pesë shtetet nga ku Kosova importon më së shumti. “Në kohën kur ju keni qenë bashkë me LDK-në po i marr top pesë shtetet prej nga ka importuar Kosova:…
Lajme
Ministri i Financave dhe Tranfereve, Hekuran Murati duke i reguar deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku në lidhej me importin tha se Serbia nuk hy as në pesë shtetet nga ku Kosova importon më së shumti.
“Në kohën kur ju keni qenë bashkë me LDK-në po i marr top pesë shtetet prej nga ka importuar Kosova: Vendi i parë ka qenë Serbia me 450 milionë euro, vendi i dytë ka qenë Gjermania me 378 milionë euro, vendi i tretë ka qenë Turqia 292 milionë euro, Kina me 275 milionë dhe Italia me 194 milionë”, ka thënë Murati.
Derisa Murati po fliste për pesë shtetet prej të cilave ka importuar Kosova gjatë vitit të kaluar, në Kuvendin e Kosovës u bë zhurmë.
Me këtë rast ai iu drejtua opozitës duke iu thënë “Pritni, mos t’ju vje inat, pse po ju vje inat”.
Murati tregoi pesë shtetet prej të cilave më së shumti importon Kosova.
“Në vendin e parë është Turqia, në vendin e dytë Gjermania, në vendin e tretë Kina, e katërta Greqia, e pesta Shqipëria. As në top pesshe se keni Serbinë, kërkoj ndjesë”, tha Murati./Lajmi.net/