Murati: Nëse ekziston e drejta për të propozuar dikë, ekziston edhe obligimi për të siguruar votat
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur para mediave para fillimit të seancës lidhur me situatën e krijuar me votimin e nënkryetarëve. Ai ka deklaruar se, nëse ekziston e drejta për propozim, atëherë është edhe obligim i partive që të sigurojnë votat. “Nëse ekziston privilegji apo e drejta për të propozuar dikë për…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur para mediave para fillimit të seancës lidhur me situatën e krijuar me votimin e nënkryetarëve.
Ai ka deklaruar se, nëse ekziston e drejta për propozim, atëherë është edhe obligim i partive që të sigurojnë votat.
“Nëse ekziston privilegji apo e drejta për të propozuar dikë për anëtarë të Kryesisë, ekziston edhe obligimi i partisë përkatëse që të sigurojë votat. Besoj, ju kujtohet, siç na thuhet neve gjatë mandatit 2025. Të njëjtin parim jemi munduar ta zbatojmë kësaj radhe”, deklaroi Murati.