Mura bën befasinë, triumfon ndaj Tottenhamit

Tottenham ka pësuar humbje befasuese në udhëtim ndaj Mura, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Konferencës.

Sport

25/11/2021 20:39

Spurs që ishin me 10 lojtarë në fushë, pësuan disfatë me rezultat 2 – 1, që ishte humbja e parë nën urdhrat e Antonio Conte, shkruan lajmi.net.

Mura kaloi fillimisht në epërsi falë një eurogoli të Horvat që realizoi nga një kënd shumë i vështirë (11′).

Gjërat për Tottenham u vështirësuan kur Sessegnon u ndëshkua me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Ishte sulmuesi Harry Kane që ktheu në lojë skuadrën londineze me një gol të bukur (72′).

Kur mendohej se Spurs do përmbysin, Mura ia doli sërish të shënoi dhe arkëtoi pikët e plota falë Marossa (90+4).

Me këtë humbje, Tottenham renditët e treta në grupin G me shtatë pikë, derisa Mura në fund me tre sosh./Lajmi.net/