Munishi: Veç baba jem më ka mbet borxh, vetëm ai ma ka bërë një punë që unë nuk mund t’ia bëjë atij

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi bëri një deklaratë që shkaktoi të qeshura në studion televizive ku ai është në rolin e analistit. Duke folur për ecurinë e Ferizajt pas largimit të tij, Ismet Munishi tha se askush në jetë nuk i ka mbetur borxh, përveç babait të tij, e cila nga panelistët u kuptua…

Sport

04/12/2023 13:03

Trajneri i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi bëri një deklaratë që shkaktoi të qeshura në studion televizive ku ai është në rolin e analistit.

Duke folur për ecurinë e Ferizajt pas largimit të tij, Ismet Munishi tha se askush në jetë nuk i ka mbetur borxh, përveç babait të tij, e cila nga panelistët u kuptua në një formë tjetër e që shkaktoi shumë të qeshura në studio.

“Veç baba jem më ka mbet borxh. Vetëm ai ma ka bërë një punë që unë nuk mund t’ia bëjë atij” – deklaroi Munishi mes të qeshurave për T7.

“Mua më vjen shumë mirë për klubin. Kam kaluar shumë mirë aty. Më vjen mirë për tifozët. Është mirë për futbollin e Kosovës. Është një klub i organizuar”, shtoi ai më tej.

Ismet Munishi që pas largimit nga Ferizaj është trajner i lirë dhe momentalisht është në rolin e analistit të futbollit./Lajmi.net/