Muller: Barcelona nuk mund të vazhdojë me intensitetin që mbizotëron në klasin botëror

Mesfushori i Bayern Munichut, Thomas Muller thotë se Barcelona nuk është në gjendje të vazhdojë me intensitetin që mbizotëron për momentin, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Sport

09/12/2021 11:54

Bayern arriti të fitojë gjashtë ndeshje radhazi në grupin E, derisa dje me fitore ndaj blaugranasve, i eliminuan nga Liga e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Gjermani pas ndeshjes theksoi se nuk priste që Barcelona të moskualifikohej për fazën tjetër.

“Nuk e pashë këtë të ndodh nga grupi se do të përfundonin në këtë mënyrë”.

“Janë lojtarë të mirë individualisht nga ana teknike dhe taktike. Por ata nuk mund të vazhdojnë me intensitetin që aktualisht mbizotëron në futbollin e klasit të lartë. Ne e shfrytëzuam atë”.

Ndërkohë është hera e parë pas 17 viteve që Barcelona nuk arrin kualifikimin për Ligën e Kampionëve, derisa tani janë pjesëmarrëse në Ligën e Evropës./Lajmi.net/