Moyes: Mund të luajmë shumë më mirë

David Moyes thotë se lojtarët e Manchester Unitedit e dinë se mund të performojnë edhe më mirë, ndërsa ekipi po përgatitet për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakos. Kampioni aktual anglez duhet ta rikthejë disavantazhin prej 0:2 të mërkurën mbrëma në, nëse dëshiron të kalojë në çerekfinale, por pësoi humbje 0:3 nga Liverpooli…

Sport

18/03/2014 16:32

David Moyes thotë se lojtarët e Manchester Unitedit e dinë se mund të performojnë edhe më mirë, ndërsa ekipi po përgatitet për ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve ndaj Olympiakos.

Kampioni aktual anglez duhet ta rikthejë disavantazhin prej 0:2 të mërkurën mbrëma në, nëse dëshiron të kalojë në çerekfinale, por pësoi humbje 0:3 nga Liverpooli në shtëpi në fundjavë.

“Unë i shoh lojtarët çdo ditë. Me kualitetet që i posedojnë ata, mendoj se mund të luajnë më mirë. Nuk mendoj se ndonjëri prej tyre dyshon në këtë”, deklaroi ish menaxheri i Evertonit.

“Unë kam besim tek lojtarët. Unë mund ta shoh se çka mund të bëjnë. Pajtohem se nuk e kemi shfaqur shpesh atë që dimë dhe që do të donim, kështu që do të mundohemi që kjo të ndodh nesër mbrëma”, vazhdoi ai.

Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ ka paralajjmëruar se ka plane të mëdha për ekipin dhe se planifikon të qëndrojë në periudhë afatgjate në Old Trafford.

“E ardhmja ime nuk ka ndryshuar aspak. E kam një punë të rëndësishme. E di ekzakt drejtimin që dua të shkoj. Nuk ka qenë një sezon të cilin e prisja, por i kam idetë se çka dua të bëj dhe ta vendos ekipin aty ku e meriton”, vazhdoi Moyes.

“Do të mundohemi ta bëjmë lojën tonë ndaj Olympiakosit. Shpresojmë të shkojmë përpara. Nëse e bëjmë këtë, do të jetë një çlirim i madh për ne. E dimë se jemi në një pozicion të keq, pasi e nisim lojën me 0:2, por do të mundohemi të shfaqim lojë të mirë dhe ta përmbysim atë”, përfundoi Moyes.