Moyes i kënaqur, Wenger i brengosur

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Arsenalit 1:0 në Old Trafford me çka iu afruan në pesë pikë kreut të tabelës në Premierligë. Robin van Persie i shënoi ish skuadrës së tij duke e rikthyer Unitedin në garë për pozitat e para. “Jam i…

Sport

10/11/2013 20:00

Menaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Arsenalit 1:0 në Old Trafford me çka iu afruan në pesë pikë kreut të tabelës në Premierligë.

Robin van Persie i shënoi ish skuadrës së tij duke e rikthyer Unitedin në garë për pozitat e para.

“Jam i kënaqur për tifozët në Old Trafford, shpresoj që janë kënaqur me një rezultat të mirë. Futbollistët e mëdhenj janë duke treguar rëndësinë e tyre kur është nevoja më e madhe dhe Robin van Persie e Wayne Rooney bënë paraqitje të mirë. Ky është një tjetër hap në shkallë. Do të na nevojitet ende kohë për të arritur atje ku dua por jemi duke u përmirësuar dhe do të përmirësohemi edhe më shumë”, u shpreh Moyes.

Kurse, homologu i tij Arsene Wenger nuk e ka mirëpritur pushimin ndërkombëtar.

“Nuk më pëlqen ky pushim sepse shumica e futbollistëve tanë do të jenë sërish nën presion, sikur dy ndeshjet e Francës kundër Ukrainës, andaj ata mund të kthehen edhe më të lodhur”, deklaroi Wenger.