Mourinho zbulon emrin e ekipit të Pogbas për sezonin e ri
Paul Pogba do të mbetet në Manchester United, sipas Jose Mourinhos.

Sport
Jose Mourinho beson se Paul Pogba do të mbetet në Manchester United.
“Mendoj se ai do të qëndrojë këtu sezonin e ardhshëm”, tha Mourinho para ndeshjes me West Ham. “Kjo është ndjenja ime”.
“Mund të ju garantoj se unë nuk dua që ai të largohet. Mund të ju garantoj se klubi nuk do që ta shesë atë. Mund të ju garantoj se nuk ka pasur ndonjë tentim nga ai, nga agjenti apo ndonjë klub”.
“Kështu që, në këtë moment, për mua, ai do të qëndrojë”, shtoi mes tjerash Mourinho.