Mourinho tregon se çka do të ndodhë nëse Liverpool mposht Cityn

Liverpool do të marrë një rrugë të gjatë për ta fituar titullin e Premierligës, nëse ata mund ta mposhtin Manchester Cityn në Anfield të dielën, sipas Jose Mourinho.

Sport

10/11/2019 16:12

‘Reds’ kanë krijuar një avantazh të hershëm me pesë pikë në kampionatin elitar anglez duke fituar 11 nga 12 ndeshjet e tyre e para dhe do të rrisnin diferencën në nëntë nëse ata fitojnë.

Edhe pse sezoni është i gjatë, Liverpool ka mundësinë ta thyejë rekordin negativ prej 30 viteve pa fituar titullin anglez.

“Mendoj, nëntë pikë, për një ekip shumë të mirë, janë një ndryshim që ju thjesht duhet ta kontrolloni. Kështu që nëse Liverpool fiton ndeshjen, unë i shoh ata që kanë fituar ligën”, tha portugezi në Sky. /Lajmi.net/