Mourinho kishte parashikuar lëndimet e Hazardit, kjo ishte deklarata e tij në vitin 2015!

Që kur Real Madrid morri Eden Hazard në verën e vitit 2019, “Los Blancos” nuk kanë qenë në gjendje të shikojnë belgun siç prisnin.

Sport

04/02/2021 21:07

Lëndimet e vazhdueshme e kanë penguar 30 vjeçarin të tregojë magjinë që kishte në Angli dhe ky lëndim i ri, i cili do ta lërë atë në jashtë fushave për një muaj e gjysmë, ka sjellë në media fjalët e menaxherit të Tottenham Hotspur, José Mourinho, në kohën kur ishte tek Chelsea në vitin 2015.

Mourinho kishte thënë se Hazard do të mund të përjetojë lëndime të shumta sepse gjyqtarët nuk e mbronin atë nga faullet e njëpasnjëshëm nga kundërshtarët.

Sipas portugezit, fiziku i belgut nuk do mund të përballonte një dinamikë të tillë edhe për shumë kohë, dhe kishte kërkuar që gjyqtarët të mbronin Hazardin.

“Gjyqtarët duhet ta kuptojnë saktësisht atë. Ndonjëherë faulle të vogla janë faulle të mëdha në kontekstin e lojës në përgjithësi, mund të jetë një faull i vogël por ndalon kundërsulmin” tha ai.

“Unë mendoj se Eden ndëshkohet në të dy anë. Ai është ndëshkuar nga agresiviteti. Në Paris ai kishte nëntë faullime, por tre prej tyre janë faulle shumë të këqija, faulla shumë të rrezikshme dhe ai nuk mund të bëjë asgjë” përfundoi Jose Mourinho.

Këto ishin fjalët e ish-menaxherit të Chelseat, i cili foli për mediat angleze pasi ekipi i tij fitoi 5-3 kundër Tottenham në një derbi që u luajt më 1 janar.

Gjashtë vjet më vonë, Hazardit iu desh të ndërhyjë me një operacion në kyçin e këmbës dhe disa dëmtime të muskujve, gjatë kohës që ishte në Londër, ai humbi vetëm 20 ndeshje për shkak të lëndimeve në tetë vitet e qëndrimit të tij./Lajmi.net/