Mourinho: Italia mund ta fitojë Botërorin

Jose Mourinho beson se Italia mund të shkojë deri në finale ose ta fitojë Botërorin e Brazilit. Trajneri portugez mendon se Azzurri do ta kenë të vështirë vetëm fazën e grupeve.

Sport

03/06/2014 12:28

Trajneri i Chelseat, Josè Mourinho ka folur për Eurosport Italia, duke iu përgjigjur një pyetjeje rreth mundësive të Përfaqësueses italiane në Botëror.

“Deri ku mund të shkojë Italia? Në finale apo ta fitojë Botërorin, mund t’i bëj të gjitha. Gjendet në një grup të vështirë, ku sigurisht një skuadër e rëndësishme do të eliminohet, por Italia është gjithmonë Itali”, deklaroi fillimisht trajneri portugez.

“Faza e grupeve do të jetë pjesa më e vështirë. Nëse do ta kalojë, faza eliminuese do ta shohë Italinë të mësuar nga ky tip presioni”, përfundoi ai.