Mount nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea

Mason Mount e ka ritheksuar dëshirën e tij për ta vijuar qëndrimin te skuadra e Chelseas.

Sport

13/07/2022 20:12

Futbollisti, në një intervistë të dhënë së fundi, u shpreh se i ka edhe dy vite kontratë dhe se shpreson që ta rinovojë kontratën për të qëndruar edhe më gjatë në “Stamford Bridge”, transmeton lajmi.net.

“I kam edhe dy vite kontratë me Chelsean. Jam shumë, shumë i lumtur këtu”, tha fillimisht ai.

“Shpresoj se bisedimet për vazhdimin e kontratës të fillojnë së shpejti”, përfundoi Mount.

Lojtari ishte shumë i rëndësishëm për Chelsean në këtë sezon, ku falë kontributit të tij londinezët përfunduan në pozitën e tretë në Premier League. /Lajmin.net/