Mount në lidhje me gjendjen e Chelsea: Është e vështirë, por ne fokusohemi në futboll
Mesfushori i Chelsea, Mason Mount foli në lidhje me situatën të cilën po kalon, ai tha se është e vështirë.
Sport
Chelsea po kalon në një periudhë të vështirë, pas sanksionimit të Abramovich, i cili akuzohej se kishte lidhje me Putinin.
Gjendje e ‘Londinezëve’ u përkeqësua pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Në lidhje me këtë situatë foli edhe mesfushori i Chelsea, Mount. Ai tha se po kalojnë në një situatë të vështirë, por ata janë të fokusuar në futboll.
“Është e vështirë, por de fokusohemi në futboll”, tha Mount pas fitores së Anglisë ndaj Izraelit, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht situatës të cilën ‘Blutë e Londrës’, po kalojnë ata janë në vendin e tretë në Premier Ligë dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballen me Real Madridin./Lajmi.net/