MotoGP: Maverick Vinales siguron ‘Pole Position’ në Austri

Një garë jashtëzakonisht interesante ka qenë në Austri, për vendin e parë në provat zyrtare në MotoGp.

Sport

15/08/2020 15:15

Është Maverick Vinales  Yamaha që ka rrëmbyer vendin e parë dhe ditën e diel do të niset nga vendi i parë, për Çmimin e Madh të Austrisë.

Pas tij ka qenë garuesi i Ducati, Jack Miller, ndërsa në vendin e tretë Fabio Quartararo, shkruan lajmi.net.

Renditja vazhdon me Andrea Dovizioso dhe Pol Esparagaro.

Valentino Rossi do të niset vetëm nga vendi i 12-të.

Gara për Çmimin e Madh mbahet ditën e diel, me fillim nga ora 14:00./Lajmi.net/