Moti për të dielën

Dita e diel do të karakterizohet nga mot i vranët në pjesën më të madhe të vendit. Sipas parashikimeve, vranësirat në disa zona do të shoqërohen me riga të herëpashershme shiu, transmeton lajmi.net. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në…

Lajme

14/02/2026 23:50

Dita e diel do të karakterizohet nga mot i vranët në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimeve, vranësirat në disa zona do të shoqërohen me riga të herëpashershme shiu, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me një shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë./lajmi.net/