Moti do të përkeqësohet në ditët në vazhdim, Shqipëria do të goditet nga rrebeshet
Shqipëria po jeton orë të vështira, si pasojë e një tërmeti 6.4 ballë Righter që tronditi vendin.
Lajme
Mirëpo, përpos lëkundjeve, edhe moti duket i paqëndrueshëm. Sinoptikania Adiola Bani tha për “News 24” se do të ketë shira e rrebeshe.
“Mesdita e nesërme do të sjellë shira të dendur, që do të jenë edhe në formën e rrebesheve. E hëna pritet që të sjellë një normalizim. Do të ketë shira dhe do të jetë situatë më problematike. Deri në fundjavë nuk do kemi luhatje të mëdha të temperaturave, duke pasur temperatura nga 19-20 gradë celcius”, deklaroi Bani.