Moti në Kosovë të premten pritet të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat në disa zona mund të shoqërohen edhe me riga të dobëta shiu gjatë ditës, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 13 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë./lajmi.net/