“Mos u tall me mu”, Salih Zyba refuzon të flas pas raportimeve se motra iu punësua në Ministrinë e Albulena Haxhiut

Deputeti i VV-së Sali Zyba akuzohet se punësoi motrën e tij Zanë Basha në ministrinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu. Zyba ka hedhur poshtë këto akuza Kryetari i të rinjve të LDK’së njëherit kandidat për deputet Paris Guri sot ka publikuar një video ku thotë se deputeti i VV’së, Sali Zyba, e ka…

Lajme

23/01/2025 17:29

Deputeti i VV-së Sali Zyba akuzohet se punësoi motrën e tij Zanë Basha në ministrinë e Drejtësisë të udhëhequr nga Albulena Haxhiu. Zyba ka hedhur poshtë këto akuza

Kryetari i të rinjve të LDK’së njëherit kandidat për deputet Paris Guri sot ka publikuar një video ku thotë se deputeti i VV’së, Sali Zyba, e ka punësuar motrën e tij, Zana Bashën, në Ministrinë e Drejtësisë.

Zanë Basha me 55 pikë në testin me shkrim dhe 25.8 në atë të intervistës, mori pozitën e “Asistentes Administrative” në këtë institucion.

Zyba në një përgjigje për T7 ka thënë se nuk punëson njerëz dhe se aktualisht po merret me obligimet zgjedhore.

“Mos u tall me mu, s’punësoj unë njerëz edhe akuzën nëse është qoma. Jo, jam tu u marr me shtab edhe me obligime zgjedhore”, tha Zyba.

Sipas gazetarit, Lirim Mehmetaj, frika se nuk do të jenë më në pushtet e bëri që këtë vendim ta marrë më shpejtë sesa që ndodh zakonisht.

“Salih Zyba, deputeti grykes i Vetevendosjes, pasi punesoi gruan ne Byrone Kosovare te Sigurimeve, ka bere goditjen e radhes. Tashme ka punesuar motren ne Ministrine e Drejtesise, te kolegia Albulena Haxhiu. Me friken se mos po rrezohen nga pushteti, Zybica ka vepruar shpejt”.