Moreno me një gjest të madh pas triumfit në LK – Nuk e harron Reyesin

Mbrojtësi i Liverpool, Alberto Moreno, nuk ka mundur t’i gëzohet në maksimum triumfit në Ligën e Kampionëve.

Sport

01/06/2019 23:28

Sot gjatë ditës, ish ylli i Arsenal, Real Madrid, Sevilla e Atletico Madrid, Jose Antonio Reyes, ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti me veturë.

Lajmi për vdekjen e Reyes shokoi botën e futbollit. Ky lajm sigurisht e mërziti pa masë edhe yllin e Liverpool, Moreno, i cili dikur luante me Reyesin tek Sevilla.

Spanjolli nuk harroi që të ‘merrte me vete’ në ‘Wanda Metropolitano’, duke ia dedikuar triumfin.

‘Të dua vëllai’ shkruhej në maicën e Moreno, dedikuar Antonio Reyesit. /Lajmi.net/