Moratti mirëpret Mourinhon: Ai me dërgoi mesazh, jam i lumtur për të

Ish presidenti i Interit, Massimo Moratti ka thënë se Jose Mourinho i dërgoi mesazh para se të bëhej trajner i Romës.

Sport

05/05/2021 14:11

Tekniku portugez gjithmonë qëndroi në lidhje të mirë me “Neurazzurët” që nga koha kur fitoi tripletën, transmeton lajmi.net.

Dje, Roma njoftoi se Mourniho është zyrtarisht trajneri i tyre, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

“Mourinho me dërgoi mesazh. Konkretisht si zakonisht. Tri fjalë. Nuk nevojitej më shumë. Ai shkroi: ‘Shihemi së shpejti'”.

Moratti tha se është i lumtur që ish trajneri i Interit është rikthyer në Seria A.

“Për pjesën time jam i lumtur për të. I thashë që do ta rikthejë atë mundësi për të. Është projekt i mirë, skuadër e mirë, tifozë të mirë, aventurë e mirë për drejtuesit e Romës”.

“Mourinho do t’ia dal mirë. Në të kaluarën se bashku kemi fituar gjithçka. Sezoni do mbetet i paharrueshëm”.

“Futbolli italian është edhe më i mirë me dikë si Mourinho. Ironia, inteligjenca, provokimet, prezantimet në media të tij janë speciale. Duhej rikthimi i tij”, përfundoi ai.

Ndërkohë, Mourinho do jetë në krye nga edicioni i ardhshëm./Lajmi.net/