Morata – Juventus, s’ka shans

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka theksuar se nuk ka shans që sulmuesi Alvaro Morata t’i bashkohet Juventusit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

04/06/2014 12:10

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka përjashtuar mundësinë e transferimit të sulmuesit Alvaro Morata në Juventus, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Morata spekulohet me largim nga Santiago Bernabeu dhe kampioni i Italisë është përmendur si një destinacion i mundshëm për të. Mirëpo, Perez ka insistuar se futbollisti nuk ka shanse të përfundojë në Torino.

“Mundësia që Morata të transferohet në Juventus është e barabartë me zero”, deklaroi Perez për Cadena Ser.

Kreu i Real Madridit po ashtu theksoi se portieri Iker Casillas nuk do të largohet nga klubi.

“Do të vazhdoj me ne. Ka një kontratë dhe kontratat respektohen. Iker asnjëherë nuk ka thënë se dëshiron të largohet. Është në Real Madrid tashmë një kohë të gjatë dhe dëshiron të mbetet këtu”, u shpreh ai.