Momenti kur rrufeja ndërpreu konferencën e Kosovës para ndeshjes me Zvicrën

Një incident i pazakontë ndodhi sot në Basel gjatë konferencës për media të Kombëtares së Kosovës, një ditë para ndeshjes kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”. Teksa përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe sulmuesi Muriqi po flisnin para gazetarëve në ambientet e hapura të stadiumit “St. Jakob-Park”, një…

Sport

04/09/2025 19:06

Një incident i pazakontë ndodhi sot në Basel gjatë konferencës për media të Kombëtares së Kosovës, një ditë para ndeshjes kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Teksa përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dhe sulmuesi Muriqi po flisnin para gazetarëve në ambientet e hapura të stadiumit “St. Jakob-Park”, një rrufe e fuqishme goditi zonën pranë kompleksit sportiv, duke ndërprerë për pak çaste fjalimin e tyre, raporton lajmi.net

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë para stërvitjes zyrtare të “Dardanëve”./Lajmi.net/

VIDEO