Momenti i rëndë, ja si shembet ura e lartë 100 metra në Xhenova të Italisë /VIDEO-FOTO

Ura “Morandi” e cila ndodhet mbi autostradën A10 në Xhenova të Italisë, është shembur mesditën e kësaj të marte.

Bota

14/08/2018 13:32

Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të mëdha të rrënojave pas shembjes së urës, transmeton lajmi.net.

Dyshohet se nga shembja disa persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Policia dhe zjarrfikësit janë duke intervenuar në vendin e ngjarjes.

Anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi rreth 100 metrash./Lajmi.net/