Moment i tmerrshëm i disa personave që mbesin për 8 minuta me kokën poshtë
Mbetën me kokë poshtë për 8 minuta, në një park në Rusi.
Fun
Shumë persona ngecën me kokën poshtë sepse pajisja në të cilën ata kishin hipur mbeti pa rrymë, transmeton lajmi.net.
Ishin 8 minuta tmerri për personat që kishin ngecur, por më pas u rregullua çdo gjë.


Fëmijët bërtisnin nga frika dhe disa thanë që gati vdiqën. Një 19-vjeçar bashkë me të dashurën e tij tha se rryma u ndal dhe mbeti me kokën poshtë, ishin qaste tmerri.
Të pranishëm kishte fëmijë të moshave 10, 11-vjeç të cilët bërtisnin nga frika. /Lajmi.net/

\