Model Y nuk e ka kualitetin në nivelin e duhur, Tesla duhet të bëjë edhe disa përmirësime

Shumë përfundime të kësaj makine, janë larg kualitetit të një makine moderne.

Auto & Tek

17/04/2020 14:23

Gjatë viteve të fundit, Tesla ka arritur shumë suksese me të cilat mund të krenohet, megjithatë duhet të bëjë edhe disa përmirësime në kualitetin e prodhimit.

Që nga Model S deri te Model 3, makinat e Elon musk janë ndërtuar që të rivalizojnë me gjigantët e prodhimit si Porsche dhe Audi. Megjithëse konsiderohej se Model Y, është ndërtuar me kualitetin e duhur, shikimi i një makine nga afër e tregon të kundërtën.

Kenriko është blerësi i një Tesla Model Y, që pagoi 56 mijë euro për këtë makinë tërësisht të re, por që pritjet e tij nuk arritën ashtu si duhej, transmeton Telegrafi.

Shtresat që e mbulojnë pjesën e sipërme të tavanit, kanë njolla të shumta, ndërsa përfundimet nuk janë ngjitur si duhet. Në pjesët anësore ka shumë të gërvishtura, të cilët i gjejmë edhe nëpër disa pjesë të jashtme.

Shkaku i pjesëve që nuk janë përputhur si duhet, ka bërë që as kapaku i bagazhit të mos mbyllet mirë.