Mjeti që do të zëvendësojë taksinë në të ardhmen, është pa pilot

Një "taksi fluturuese", i cili kushton afër 300 mijë euro, demonstroi testimet e para të fluturimit në Vjenë për herë të parë.

Auto & Tek

08/04/2019 16:34

Kompania austriake e hapësirës ‘FACC’ dhe partneri i saj ‘AVIC’ testuan dronin e tyre në stadiumin e ekipit futbollistik të ‘FK Austria Wien’, i njohur me emrin ‘Generali Arena’, transmeton lajmi.net.

‘Ehang 216’, i cili fluturonte lehtë në ajër dhe zbriste brenda pak minutash, është gati për prodhim masiv, sipas Derrick Xiong, bashkë-themelues i mjetit.

Mjeti mëton të ofrojë shërbime në distanca të shkurtra për pasagjerët, pajisjet industriale dhe dërgesat urgjente mjekësore.

Kompania pretendon se është testuar në mënyrë të plotë dhe se është gati të futet në përdorim.

Madje, ajo ka mundësuar edhe një video që në sekuenca të shkurta tregon ndjesinë e të udhëtuarit brenda mjetit. /Lajmi.net/