Mjeku i ekipit kombëtar të Belgjikës: Lëndimi i Hazardit është shqetësues

Eden Hazard është duke kaluar në një periudhë të keqe te Real Madrid kur bëhet fjalë për punën e lëndimeve.

Sport

04/02/2021 10:28

Belgu së fundmi është lënduar përsëri gjatë një seance stërvitore dhe do të mungojë rreth një muaj, përcjell lajmi.net.

Për këtë çështje ka biseduar edhe doktori që bën kontrollimin e Hazardit, Kristof Sas (mjeku i kombëtares së Belgjikës) duke thënë se lëndimi i tij është shqetësues.

“Lëndimi i Hazardit është për t’u shqetësuar, ai dallon nga lëndimet e lojtarëve të tjerë pasi pas një kohe po rikthehet te sulmuesi jonë, gjithmonë po shkon në mënyrë të gabueshme”.

Ai tutje shton se vetë ekipi kombëtares dëshiron që Hazardi të luajë në çdo ndeshje që të jetë sa më i përgatitur për Euro 2022 dhe për këtë arsye duhet ta tejkalojë këtë fazë të lëndimeve.

Ky ishte lëndimi i nëntë i 30 vjeçarit që prej se u transferua në Los Blancos./Lajmi.net/