Miratohet në parim Ligji për Dhomat e Specializuara , 91 vota për
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme. Para shqyrtimit në seancë plenare, Projektligji u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion. Me 91 vota është votuar pro këtij…
Lajme
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Projektligji ishte pika e parë e rendit të ditës në seancën e jashtëzakonshme.
Para shqyrtimit në seancë plenare, Projektligji u përkrah në parim unanimisht nga Komisioni për Legjislacion.
Me 91 vota është votuar pro këtij projektligji, ndërsa s’ka pasur asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Nisma për ndryshimin e ligjit është dorëzuar nga Partia Demokratike e Kosovës më 21 shtator, ndërsa Qeveria më 2 tetor dha opinionin se nuk ka pengesa ligjore për procedimin e tij në Kuvend./Lajmi.net/