Miqësore vëllazërore mes Ballkanit dhe Tiranës, skuadra nga Suhareka fiton në Ohër
Ka përfunduar miqësorja mes Ballkanit dhe Tiranës e cila u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izovri” në Ohër. Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani arriti fitore me rezultatin 3 me 1, shkruan Lajmi.net Golat për ekipin e Ilir Dajës i shënuan: Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha. “Skuadra do të vazhdojë intensivisht të përgaditet…
Sport
Ka përfunduar miqësorja mes Ballkanit dhe Tiranës e cila u zhvillua në stadiumin “Biljanini Izovri” në Ohër.
Kampioni aktual i Superligës së Kosovës, Ballkani arriti fitore me rezultatin 3 me 1, shkruan Lajmi.net
Golat për ekipin e Ilir Dajës i shënuan: Veton Tusha, Albion Rrahmani dhe Albin Berisha.
“Skuadra do të vazhdojë intensivisht të përgaditet në këtë qytet të Maqedonisë së Veriut, që të jetë gati për kampanjën e Evropës”, shkruhet në njoftimin e klubit kosovar.