Minjtë kthehen në kanibalë meqë mbyllja e restauranteve po i lë pa ushqim
Minjtë po kthehen në kanibalizëm dhe duke luftuar për uhsqim, pasi mbylljet e restuaranteve në kohë pandemie po krijojnë një mungesë të copëzave ushqimore, thotë një ekspert.
Fun
Rodentologu Urban Bobby Corrigan ka përshkruar se si pandemia COVID-19 po çon minjtë e Amerikës në modalitetin e mbijetesës pasi urdhërat e qëndrimit në shtëpi bëjnë që mijëra restorante dhe biznese të tjera të mbyllen, duke ndërprerë burimet jetësore të tyre, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Minjtë e egër tani po i vërsulen njëri-tjetrit në luftën për të qëndruar të ushqyer – duke u përfshirë në kanibalizëm, infantilidi dhe ngordhje gjatë përleshjeve ndërmjet vete.

Kur minjtë e uritur lëvizin në zonat ku ushqimi është ende në dispozicion, masakra pason.
“Kjo është diçka që kemi parë përgjatë historisë së njerëzimit, ku njerëzit luftojnë që të marrin tokat me forcë dhe të luftojnë deri në vdekje. Kjo është ajo çfarë po ndodh edhe tek minjtë”, tha Corrigan.
“Një ushtri e re minjsh futet në terren dhe cilado ushtri që ka minjtë më të fortë pushton atë zonë”, sqaron tutje ai. /Lajmi.net/