Ministrin Hyseni në Prizren e “bojkoton” Ramadan Muja!

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka vizituar sot në komunën e Prizrenit ku ka pasur të takohet me kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja, por ky i fundit nuk morri pjesë në takim me ministrin Hysenin.

Lajme

13/08/2015 18:28

Muja u tha se “gjendet në pushim ndërsa në vend të tij e ka pritur nënkryetari i komunës së Prizrenit Lulzim Kabashi”.

Ministri Hyseni tha se radikalizmi duhet të luftohet me ligjërim dhe jo me hekur të Policisë.

Ndërsa nënkryetari Lulzim Kabashi, u shpreh se Bashkësia Islame është treguar indiferentë ndaj këtyre rasteve.

Por sipas ministrit Hyseni, policia e Kosovës është treguar super-aktive në luftimin dhe parandalimin e dukurive te tilla.

Edhe vizita në Prizren e Hysenit është duke u bërë në kuadër të vizitave nëpër komuna që është qëllim i forcimit të sigurisë në vend.