Millan Radojeviq betohet si Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut ka arritur fituesi i zgjedhjeve lokale në këtë komunë. Kryetari i ri kësaj komune  tanimë është Millan Radojeviq. Radojeviq tanimë është betuar si Kryetari i ri i veriut të Mitrovicës, transmeton lajmi.net. Pas betimit nga asamblistët e legjislaturës së re komunale, aty u betua edhe…

Lajme

05/12/2025 11:53

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut ka arritur fituesi i zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Kryetari i ri kësaj komune  tanimë është Millan Radojeviq.

Radojeviq tanimë është betuar si Kryetari i ri i veriut të Mitrovicës, transmeton lajmi.net.

Pas betimit nga asamblistët e legjislaturës së re komunale, aty u betua edhe Radojeviq.

Ndryshe në vend të Erden Atiqit në Mitrovicë e Veriut vjen Milan Radojeviq.

Në Leposaviq e përfundon mandatin Lulzim Hetemi dhe e merr Zoran Todiq.

Në Zveçan largohet Ilir Peci dhe vendoset Dragisha Miloviq.

E në Zubin Potok mandatin e kryetarit e merr Milosh Peroviq.Me këtë rast edhe Izmir Zeqiri përfundon udhëheqjen e tij./Lajmi.net/