Milani nuk heq dorë nga Firpo

AC Milan do bëjë provën e fundit që të transferojë mbrojtësin e krahut të majtë të Barcelonës, Junior Firpo.

Sport

25/01/2021 18:15

Sipas Sportmediaset, “Rossonerët” duan të kenë në skuadër një alternativë të Theo Hernandezit dhe do provojnë edhe një herë për të siguruar shërbimet e Firpos, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja mes Milanit dhe Barcelonës është arritur, pra huazim me mundësi blerje për 20 milionë euro.

Por, 24-vjeçari ende s’është bindur, andaj klubi italian në dy ditët e ardhshme do diskutojë prapë me lojtarin.

Në rast që prapë Firpo nuk pranon, atëherë Milani do mundohet të transferojë ndonjë mbrojtës tjetër të krahut./Lajmi.net/