Milani në bisedime për transferimin përfundimtar të Tomorit

AC Milan është në bisedime me Chelsean për blerjen përfundimtarë të Fikayo Tomori.

Sport

31/05/2021 15:15

AC Milan është në bisedime me Chelsean për blerjen përfundimtare të Fikayo Tomorit.

Milani po punon për të përfunduar nënshkrimin e Tomorit në një marrëveshje të përhershme nga Chelsea për opsionin e blerjes rreth 28.5 milionë, njofton Fabrizio Romano, transmeton lajmi.net.

Klubi nga Milano është gjithashtu në bisedime të drejtpërdrejta me agjentët e Olivier Giroud, i cili po konsiderohet si opsion i mundshëm për sulmin e Milanit për sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/