Milani kontakton Chelsean për yllin e skuadrës

AC Milani e do në skuadër mbrojtësin e Chelseas, Fikayo Tomori.

Sport

11/01/2021 23:41

Tomori nuk është në planet e Frank Lampardit dhe është i lidhur me largimin në formë huazimi, përcjellë lajmi.net.

Tomori gjithashtu është i hapur për kalimin të Milani, por e gjitha i mbetet dy klubeve se nëse do arrijnë marrëveshje.

Sidoqoftë, prioriteti i Milanit është ylli i Strasbourgut, Mohamed Simakan, ndërsa nëse marrëveshja nuk arrihet atëherë Tomori do jetë zgjedhja e “Rossonerëve”.

Këtë e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano./Lajmi.net/